22:01 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Joshua – Parker, ja për kë bën tifo Fury

Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të ndeshen me 31 mars në Cardiff, shkruan indeksonline.

Tyson Fury është kundërshtari i mundshëm i fituesit të këtij super-meçi në një të ardhme të afërt.

Britaniku në këtë rast është tifoz i Parker, duke dalë kundër bashkëkombësit të tij.

Në një intervistë, Fury ka thënë se pëlqen boksierin nga Zelanda e Re për shkak të aftësive të tij.

“Nëse unë jam i sinqertë, unë pëlqej Parker, dhe kjo është e vërteta”, ka thënë Fury.

“Ai është i ri dhe ambicioz, ka duar të shpejta, ai godet shumë dhe lufton shkëlqyeshëm kundër kundërshtarëve që qëndrojnë të palëvizshëm”, shtoi ish-kampioni i peshave të rënda. /IndeksOnline/