23:32 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Joshua sulmohet në skenë gjatë matjeve me Povetkin (Video)

Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin janë takuar për herë të parë përpara ndeshjes së tyre të peshave të rënda në Wembley.

Por vëmendja më e madhe u bë kur një njëri i tretë ndërhyri derisa dy boksierët po fotografoheshin njëri me tjetrin, shkruan indeksonline.

Jarrell Miller, i njohur si “Big Baby” u fut në skenë dhe filloi të përballët me kampionin e peshave të rënda.

Miller renditet i treti në IBF dhe WBA dhe është i pamposhtur në 22 luftimet e tij të fundit, gjë që e bën atë një mundësi të qëndrueshme për të qenë kundërshtari i Joshuas në Amerikë. /IndeksOnline/