17:02 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Joshua të bëjë kujdes, Povetkin është shumë i fortë

Anthony Joshua për momentin është boksieri më i përfolur dhe më i komentuar në kategorinë e peshave të rënda..

Sidoqoftë, meçi i radhës do të jetë shumë më i vështirë për Joshuan sipas ish-kampionit të botës, David Haye.

Alexander Povetkin është kundërshtari i ardhshëm i Joshua dhe sipas Haye, do të jetë më i vështiri, shkruan indeksonline.

Rusi ka bërë 35 paraqitje profesionale në ring dhe ka humbur vetëm një luftë të vetme ndaj Wladimir Klitschko në vitin 2013.

Edhe pse Joshua e mposhti Klitschko vitin e kaluar, Haye ka paralajmëruar kampion botëror të mos jetë i vetëkënaqur.

“Përvoja e tij amator është më e fortë se e Joshuas”, ka thënë Haye për “The Sun” . “Ai ishte kampion olimpik, botëror dhe evropian kur përfaqësonte Rusinë”.

“Ai ka më shumë kohë që bokson se Joshua dhe është pak vite më i madh se ai dhe një aktivist shumë i fortë”.

“Humbja e tij e vetme ishte kundër Klitschkos, dhe kjo ishte kur Klitschko, ishte në kulmin e karrierës”.

“Klitschko që luftoi me Joshuan, sipas mendimit tim, nuk ishte aq i mirë sa Klitschko që mundi Povetkin”.

“Joshua është në një luftë të vërtetë kundër një kandidati që është në një varg të gjatë fitoresh dhe e kupton atë që duhet për të fituar në nivelin më të lartë”.

“Povetkin është i uritur dhe i vendosur dhe ne do të shohim një spektakël të madh.”

Joshua do të kërkoj të mbroj titujt e WBA, IBF, WBO dhe IBO në kategorinë super të rëndë me 22 shtator në Wembley kundër Alexander Povetkin. /IndeksOnline/