22:23 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Joshua vs Povetkin, këtu mund ta ndiqni live meçin

Pas pak minutash, rreth orës 23:00, pritet të filloj dueli me Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin.

Joshua do të mbrojë titujt e tij WBA, IBF, WBO dhe IBO në mbrëmjen e cila zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës.

Povetkin e nokautoi David Price së fundmi dhe ka vetëm një humbje që prej debutimit profesional në vitin 2005, duke humbur me vendim unanim ndaj Wladimir Klitschkos në Moskë, në vitin 2013.

Prezent pritet të jenë mbi 90 mijë shikues, në atë që është prej luftërave më të mëdha të këtij viti.

Meçin mund ta ndiqni në kanalin RTL të Kroacisë dhe në këtë LINK./IndeksOnline/