14:10 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Ju humbin miqtë në ndeja? Ky është mjeti që do të ju ndihmojë t’i gjeni (Video)

Sigurisht shumë prej njerëzve në botë “humbasin” miqtë kur gjenden në një koncert të hapur.

Madje një gjë e tillë ndodhë edhe në klube të mbyllura e me vende më të vogla. Ndoshta ndonjëherë humbisni aq shumë nga miqtë sa mbeteni vetëm në çfarëdo organizimi që keni shkuar.

Tani për ta bërë më të lehtë gjetjen e miqve tuaj, do të përdorni gjurmuesin ‘LynQ’.

LynQ, do të ju ndihmojë t’i gjeni miqtë tuaj pa wifi, sinjal telefonik ose Bluetooth-për aq kohë sa edhe ata mbajnë këtë lloj përgjuesi, dhe ka një sasi shumë mbresëlënëse deri në tre milje.

LynQ përshtatet në pëllëmbë të dorës tuaj, në qese ose në pallto. Ju mund të kërkoni për emrin e mikut tuaj, sa larg është prej jush dhe të gjeni rrugën ku është./Indeksonline/

Temat: