10:28 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ju kujtohet Jackson Martinez? Nënshkruan me skuadrën që se njeh askush

Nga viti 2012 deri në vitin 2015, Jackson Martinez ishte “kryefjala” në futbollin portugez.

Ai ishte pjesë e Portos dhe ishte golashënuesi më i mirë në ligë (92 gola në 136 ndeshje), shkruan indeksonline.

Kolumbiani u transferua ën Atletico Madrid por nuk e justifikoi shumën e paguar për të, ku në 15 ndeshje shënoi vetëm 12 gola.

Më pas u transferua në Kinë për një shifër rekord rreth 42 milionë euro, por zhvilloi vetëm 16 ndeshje me Guangzhou Evergrande.

Megjithatë, në Kinë askush nuk ishte i impresionuar. Në dy vjet e gjysmë, ka luajtur vetëm 16 ndeshje dhe shënoi katër gola, ai luftoi me lëndime dhe vendosi për të bërë një fillim të ri në Evropë.

Tani një 31-vjeçar, pa formën fizike, u kthye në Portugali si huazim te Portimonense, ekipi i fundit në ligë.  /IndeksOnline/