13:12 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ju që i keni borxh ATK-së, kjo gjë do t’iu pret!

Janë të shumta bizneset në Kosovë të cilët iu ikin tatimit ndaj Administratës Tatimore, ndonëse një gjë të tillë e kanë obligim shtetërorë. Por, për këtë ATK ka zgjedhur formën e publikimit të listave dhe disa të tjera që t’i ndëshkojë tatim-paguesit borxhlinj.

Ky institucion financiar që disa ditë kishte bërë të ditur listën e borxhlinjve, ku në to përfshihen edhe këngëtarët. Në një përgjigje për Indeksonline, Zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi ka thënë se publikimi i listës së borxheve është bërë me qëllim që bizneset të paraqiten në zyrat e Administratës Tatimore.

Sipas saj, ky institucion financiar para/pas kësaj liste të bizneseve nuk ka marrë masa ligjore siç janë bllokimi i llogarive bankare, ndalesa në import.eksport, vendosja e barrës në pronat e kadastërit, konfiskim i mallit etj, pra bizneset që janë publikuar.

Mirëpo, ajo tregon se ndaj bizneseve para publikimit të listave është një numër i madh që ATK ka marrë disa masa ndëshkuese.

“Te një numër i madh i bizneseve edhe para publikimit jane marr masa per inkasim te borxhit dhe nëse biznesi është paraqite ne zyrat e ATK-se për pagese te borxhit pas publikim, kjo nuk nënkupton se është rezultat direkt i publikimit por mund te jete i bllokimit te llogaris bankare, apo i bllokimit ne import te mallit”, ka thënë Bytyqi Sefa për “Indeksonline”.

Më tej, sa i përket vlerës së borxheve të tatim paguesve borxhlinj, zyrtarja për informim e ATK thotë nuk mund te matet sa ka qene borxhi dhe sa është tani sepse sipas saj, kjo nuk mund te jete rezultat direkt i publikimit te listave siç e sqaruam me lart.

“Publikimi ka ndikuar ne percepcionin qe kane qytetare nda tatimpaguese qe janë borxhli ne ATK dhe si reflektim ka ndikuar te tatimpaguesit qe te paraqiten per pagese por kjo nuk do te thotë se sakte mund te behet vlerësim i efektit”, ka thënë ajo.

Në fund, Bytyqi ka shtuar se ATK pavarësisht nga publikimi për çdo dite zhvillon aktivitete te tjera ligjore për inkasim te borxheve. “Do te vazhdon me publikim te listave te radhës dhe me aktivitet te tjera per mbledhjen e borxheve”, ka përfunduar Bytyqi./Indeksonline/