20:27 / E Enjte, 10 Maj 2018

Ju që keni mbledh kuponët fiskal, këta janë numrat fitues

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se sot është bërë tërheqja e numrave potencial fitues (NPF) për rimburimin e kuponëve fiskal për periudhën TM1 2018.

Tërheqja është bërë drejtpërdrejt në televizionin publik (RTK), transmeton Indeksonline.

Bëhet e ditur se numrat e tërhequr janë, 29 me 912 fitues, 19 me 908 fitues si dhe 51 me 698 qytetarë fitues.

Vlen të theksojmë se gjithsejt numri i qytetarëve që kanë fituar është 2 mijë e 518 fitues.

Lista e plotë do të publikohet me kohë në ueb sajtin e ATK-së./Indeksonline/