15:27 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Ju që mblidhni kuponët fiskal në Kosovë, ja një njoftim të rëndësishëm nga ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët së kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM4/2017, ka filluar nga data 01 Janar 2018 dhe vazhdon deri me 31 Janar 2018, transmeton Indeksonline.

Deri më sot numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar është 39,746 që në krahasim me periudhën e kaluar kemi numër më të madh.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, thuhet në njoftim.

Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ). Apliko për rimbursim nga kuponët fiskal. /Indeksonline/