22:45 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Juve ndalet nga Spal, Napoli ka mundësinë e artë

Juventus nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Spal, duke barazuar me rezultat 0-0.

“Zonja e Vjetër” kishte posedimin dhe disa raste jo aq të rrezikshme për gol, por lojtarët e Spal dhanë maksimunin duke fituar një pikë mjaft të vlefshme.

Me këtë barazim Juventus numëron 74 pikë, 4 më shumë se sa Napoli, skuadër kjo e cila të dielën pret në shtëpi Genovan dhe ka mundësinë të ngushtoj diferencën në 2 pikë. /IndeksOnline/