08:45 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Juventus bën një transferim mjaft të çuditshëm nga Arsenali

Sot është afati i fundit për transferime në Serie A dhe Juventus dëshirojnë të bëjnë edhe një transferim, e që është një nga më të çuditshmit në këtë merkato.

Sipas Sky Sports, kampionët italianë pritet të përfundojnë transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Stephy Mavididi, përpara se të mbyllet merkato italiane.

Mediat në Angli poashtu raportojnë se Mavididi, një 20 vjecar, ka udhëtuar për në Torino të enjtën për testet mjekësorë dhe këtë të premte do të zyrtarizohet për shumën 500,000 euro tek “Zonja e Vjetër’.

Mavididi është i Arsenalit që kur u bë lojtar profesionist në vitin 2015, por ai ende nuk ka lujatur për “Gunners” dhe ka kaluar shumicën e kohës në huazim te Preston North End dhe Charlton Athletic. /IndeksOnline/