20:07 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Juventus e pandalshme, zyrtarizon super futbollistin (FOTO)

Ashtu siç pritej, Miralem Pjanic ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Juventus deri në qershor të 2023.

28-vjeçari ka dy vite që luan te Bardhezinjtë që kur u aktivizua klauzola e lirimit nga klubi torinez.

Raportohet se boshnjaku do të marrë një rrogë vjetore 6.5 mln euro plus bonuse me kontratën e re.

Kontrata e tij e vjetër skadonte më 2021, kështu që ai ka rinovuar për dy vite të tjerë duke marrë një rritje rroge nga 4.5 në 6.5 milionë euro në sezon.

Rritja e madhe e rrogës vjen për shkak të interesit të madh të klubeve si Real Madrid apo PSG.