16:24 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Juventus – Milan, statistika interesante para ndeshjes

Juventusi dhe Milani nesër do të luajnë finalen e Kupës së Italisë e cila do të zhvillohet në Stadio Olympico të Romës.

Dy skuadrat më të trofeshme italiane do të takohen në finale për të pestën herë në histori të dy klubeve, e fundit dy vite më parë, shkruan indeksonline.

Në katër finalet e më hershme, tri janë fituar nga “Zonja e Vjetër” (1941/42, 1989/90 dhe 2015/16) ndërsa rosonerët triumfuan vetëm një herë (1972/73).

Duke futur në këtë radhë edhe finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2003, të gjitha pesë finalet mes këtyre dy klubeve kanë shkuar me vazhdime, katër prej tyre me penallti.

Finalja e fundit në vitin 2016 u vendos nga goli i Moratas në minutat shtesë.

Juventusi është skuadra me më shumë tituj të fituar (12) ndërsa Milani e ka fituar pesë herë.

Juventusi gjithashtu ka triumfuar në tri finalet e fundit që nga sezoni 2014/15 e deri më 2016/17.

Zonja e Vjetër ka prekur finalen në 18 raste ndërsa Milani ka qenë në finale 14 herë. /IndeksOnline/

Temat: