19:56 / E Mërkurë, 14 Mars 2018

Juventusi kundërshtarëve: Keni festuar para kohe, për titull jemi ne (Video)

Juventusi ka mposhtur Atalantan me rezultat 2-0 në ndeshjen e mbetur të xhiros së 26-të Serie A, shkruan indeksonline.

Golat për kampionin në fuqi të Italisë i shënuan Gonzalo Higuain në minutën e 29-të dhe Matuidi në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, Juve përforcon pozitën e parë me 74 pikë, katër më shumë se Napoli, ndërsa Atalanta mbetët në pozitën e tetë me 41 pikë. /IndeksOnline/