22:57 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Juventusi më i fortë pa CR7, fiton edhe Man Unitedi

Juventusi e ka nisur me fitore kampanjën e re evropiane në Champions League.

Skuadra Masimiliano Allegrit ka triumfuar përballë Valencias në kuadër të fazës së grupeve në kompeticionin prestigjioz evropian.

”Zonja e Vjetër” ka regjistruar fitore me rezultat solid, 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Mestalla në kuadër të grupit H.

Golat për italianët i shënoi Miralem Pjanic – të dy nga pika e bardhë, ndërsa, pavarsisht se Juve luajti pa Cristiano Ronaldon nga minuta e 29-të.

Sulmuesi portugez pas një incidenti me Jeison Murillon, u përjashtua nga loja me direkt karton të kuq duke lënë Juventusin me një lojtar më pak.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme.

Nga ana tjetër, Manchester Unitedi ka mposhtur lehtësisht zviceranët e Young Boys në ndeshjen e zhvilluar në Zvicër.

Dy gola nga Paul Pogba dhe një gol i shënuar nga Anthony Martial bën që Man Unitedi ta nisë mbarë sezonin e ri në Evropë.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/