Kaçanik: Nxënësi bie nga kati i dytë në tokë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Kaçanik, një nxënës i shkollës së mesme ka rënë nga kati i dytë.
“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, nxënës në shkollë të mesme ka rënë nga dritarja e katit të dytë dhe është përplasur në tokë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të dyshuar”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/