18:33 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Kaia ia shpreh dashurinë Teuta Krasniqit (Foto)

Pa dyshim që Teuta Krasniqi është një nga aktoret më të suksesshme kosovare. Ajo jo vetëm për rolet e saj, por jeta e saj personale zë vend të rëndësishëm në mediat rozë, shkruan Indeksonline.


Ndarja e saj nga Blero e më pas jeta me Adonis Morinën, janë dy nga lajmet që kanë bërë më së shumti bujë mediatike.

Teuta dhe Adonisi tashmë janë prindër të një vajze, Kaia-s e cila siç duket ështe e lidhur shumë me nënën e saj.

 

E duke qenë e famshme vogëlushja ka edhe llogari në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka postuar një fotografi me Teutën ndërsa ka shkruar : Të dua mami!