08:17 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kaka flet për transferimin e Ronaldos në Juventus

Ish-lojtari i Kombëtares së Brazilit, Leite Kaka është deklaruar për transferimin e Cristiano Ronaldos në Juventus.

Dje ylli portugez u zyrtarizua si lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, shkruan IndeksOnline.

Kaka mendon se transferimi i Ronaldos në Torino do t’i bëjë mirë gjithë Italisë.

“Ronaldo te Juventusi është një gjë e mirë për të gjithë në Serie A. Duke luajtur për klubin e Juve-s, kjo është e mrekullueshme. Futbolli italian kishte momente të vështirë në të kaluarën, por Juventusi mbijetoi duke u bërë përsëri i madh në Itali dhe në Europë. Të gjithë ekipet tjera do të kenë një avantazh falë këtij emri të madh”, ka thënë Kaka.

36-vjeçari ka luajtur një kohë me lojtarin portugez. Edhe pse nuk u përshtaten shumë në formacion, Kaka dhe Ronaldo kaluan momente fantastike së bashku./IndeksOnline/