“Kallet” Kroacia, festë e paimagjinueshme po bëhet atje (Video)
Sonte Kroacia është e stërmbushur me njerëz. Duket se askush nuk do bëjë gjumë dhe të gjithë do festojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kudo ka zhurmë, fishekzjarre, drita e mënyra të tjera të festës, që tregojnë lumturinë e tyre për fitoren e Kroacisë ndaj Danimarkës, shkruan Indeksonline.
Të gjithë kroatët janë mbledhur bashkë sonte kudo që munden, për të festuar shkuarjen e ekipit të tyre drejt çerekfinales së Botërorit 2018 që po zhvillohet në Rusi.
Festa ka filluar e nuk dihet se kur do të përfundojë. /Indeksonline/