18:52 / E Mërkurë, 21 Mars 2018

KALON DEMARKACIONI, LAMTUMIRË IZOLIM!

Nga 92 deputete te pranishem, me 80 vota pro, 11 kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit kufitar me Malin e Zi, raporton Indeksonline.

Seanca u ndërpre disa herë, pasi deputetë të Vetëvendosjes, hodhën bombola të gazit lotsjellës në sallën e seancave.

Demarkacioni ishte edhe njëri nga kushtet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.

Pro kësaj marrëveshje ishte koalicioni qeverisës dhe LDK-ja, derisa e kundërshtuan Vetëvendosje, deputetët e pavarur dhe Lista Serbe.

Marrëveshja e parë e demarkacionit ishte nënshkruar në vitin 2015, dhe sot ishte hera e katërt që erdhi në Kuvend për miratim. /Indeksonline/