17:55 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Kam fjetur me shoqen time më të mirë, por…

Kam pasur seks të mrekullueshëm me shoqen time më të mirë, kur më thirri një natë vonë në banesën e saj. Jam dashuruar shumë me të, por siç duket ajo nuk ndihet njësoj për mua.

Unë jam 32 vjeçar, ajo 30. Që nga shkolla kemi qenë shokë shumë të mirë, ndërsa me kalimin e viteve jemi bërë pjesë e njëri tjetrit, por jo si partner.

Që të dy kemi pasur lidhje më shumë se tri vite, por që nuk kanë funksionuar. Gjithmonë kemi qenë afër për njëri-tjetrin kur kemi pasur nevojë.

Ajo gjithmonë është mbështetur në krahët e mi dhe kemi pasur seks. Por kjo ishte e tëra.

Ajo e di si ndihem unë, por po mundohet që t’i ikë kësaj teme.

Këshilla e psikologes:

A je i sigurt se ajo e di si ti ndihesh? A i ke thënë ndonjëherë për ndjenjat tua?

Thuaji asaj se keni nevojë të flisni. Tregojini se një lidhje do të ishte shumë e duhur për ju.

Nëse ajo kundërshton lidhjen, atëherë distancohu nga shoqëria juaj derisa zemra jote të qëndrojë e qetë sa i përket ndjenjave./Indeksonline/

Temat: