07:41 / E Mërkurë, 30 Maj 2018

Kam frikë e dashura do më lë sepse…

E dashura ime është lodhur duke më parë mua të punoj me orë të tëra. Kam frikë se puna ime do të më kushtojë me ndarje.

Ajo është femra më e rëndësishme në jetën time.

Unë punoj për një kompani të makinave me qera. Janë dy degë të kësaj firme dhe unë menaxhoj njërën prej tyre.

Unë jam 31 vjeçar ajo 26.

Për një vit ne kemi punuar së bashku gjithë ditën dhe vikendeve kemi qëndruar së bashku, ishte e mrekullueshme. Por pastaj njëri menaxher e la punën dhe u detyrova të menaxhoja të dyja degët.

Ajo po më thotë se lidhja jonë ka përfunduar pasi unë nuk po kam kohë për të.

Ndonjëherë kur e shoh më lejon ta prek dorën për disa minuta, pastaj herën tjetër nuk do as të më shoh më sy.

Këshilla e psikologes:

Më pëlqen sjellja jote, ti në punë je shefi i saj. Mos ia kap dorën gjatë orarit. Ji profesional dhe trajtoje me respekt. Kërkoji të pini një pije së bashku përmes një letre. Çka do që të përgjigjet do e kuptosh si po rrjedh lidhja juaj./Indeksonline/