16:45 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kam lënë shtatzënë gruan dhe kojshiken, më ndihmoni…

Kam pasur seksin më të mahnitshëm ndonjëherë me kojshiken që jeton afër nesh. Kam lënë shtëtzënë edhe gruan edhe kojshiken në të njëjtën kohë. Jam duke u çmendur sepse nuk e di se çfarë duhet të bëj.

Unë jam 39 vjeç ndërsa gruaja ime 36. Kemi gjithsej 6 vite martesë.

Ajo gjithmonë ka dashur që të krijojë familje me mua, por kjo gjë ka qenë e pamundur për një kohë të gjatë. Por, tani ajo është shtatëzënë dhe pas 5 muajsh do të lindë. Ajo është shumë e lumtur se pas disa muajsh do e mbajë fëmijën në dorë.

Një mbrëmje gruaja ime kishte dalë në një parti kur dikush trokiti në derën tonë. Ishte kojshikja 19 vjeçare që banon afër nesh me familjen e saj.

Prindërit e saj ishin jashtë, ndërsa ajo po gatuante makarona, por nuk kishte domate, andaj erdhi për të pyetur nëse kishim ne sa për t’i huazuar.

Domatet i gjeta, ndërkaq tek priste i ofrova një gotë verë asaj. Ajo qëndroi ende dhe unë i thash të kalojmë në dhomën tjetër.

Vetëm kur u gjeta para saj e kuptova se ajo ishte unike dhe shumë e bukur. Por, jo vetëm kaq. Ajo ishte edhe pak flirtuese. Ajo po qëndronte ende dhe unë kënaqesha, por pas pak u ngrit që të ikte.

Tek dera ajo më dha një puthje mahnitëse në faqe, më vështroi gjatë dhe më dha një puthje të këndshme. e di që nuk do duhej të reagoja, por nuk mund të qëndroja i shtangur. I lëshoi domatet poshtë dhe u kthye përsëri në dhomë e u ul në divan.

Hoqi xhinset e mia dhe filloi të hiqte edhe rrobat e saj. Nuk arrita dot ta kontrolloja vetën, patëm seks të hatashëm. Më bëri të kuptoj se çfarë është seksi në të vërtetë.

Kur dëgjuam një makinë ajo u zgjua e u vesh shpejtë sepse prindërit e saj ishin kthyer në shtëpi. Për pak sa nuk i harroi domatet. Kujtimet e asaj mbrëmje më ngjallin, ndonëse e di se është dashur të tërhiqesha.

Pak ditë më parë më ka marrë në telefon për të më treguar se është shtatëzënë dhe dëshiron që të rrisim fëmijën tonë së bashku.

Përgjigja e psikologes:

Veprimet e juaja janë budallallëqe. Nuk është dashur të ndodhte. Kjo mund të shkatërrojë gjithçka nëse zbulohet.
Tregoji asaj se kjo ka qenë diçka e pamenduar dhe se ju jeni njeri i martuar. Ju dy mezi njiheni, pavarësisht faktit se çka ka ndodhur mes jush./Indeksonline/