23:07 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kanabisi mund të zvogëlojë për 44 për qind vuajtje e epilepsisë

Një shtojcë që rrjedh nga kanabisi (CBD) përgjysmon rrezikun e vuajtjes në 44 për qind të të sëmurëve me epilepsi, sugjeron hulumtimi i ri.

Trajtimi i dyfishtë gjithashtu mundësin deri në 26 për qind të të sëmurëve që të zvogëlojnë dozat e barnave të tyre, ka shtuar hulumtimit.

Futja e CBD-së në regjimet e ilaçeve të pacientëve me epilepsi gjithashtu e bën 14 për qind të ndjehen më të vëmendshëm dhe më të aftë për të komunikuar, zbuloi studimi, transmeton Indeksonline.

CBD është një shtojcë ushqyese që rrjedh nga kanabisi dhe mendohet të ketë një sërë përfitimesh medicionale dhe është raportuar të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga migrena, aknet dhe depresioni.

Ajo nuk përmban asnjë THC, e cila është komponenti psikoaktiv i kanabisit që i bën përdoruesit të varur./Indeksonline/