21:00 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kandidati që po sfidon nga burgu Erdoganin

Selahattin Demirtaş është kandidati që sfidoi Recep Tayyip Erdoganin në zgjedhjet presidenciale të kësaj të diele.

Demirtaş nga Partia Popullore Demokratike, prej 20 muajsh ndodhet në burg. Por a do të mund vota e kurdëve t’ia kthejë lirinë?

Tani kur partia pro-kurde HDP ka kaluar pragun prej 10 për qind të votave që nevojitet për përfaqësim parlamentar, ai ka mundësi që të dalë nga burgu.

Por, ditë më parë ai kishte thënë se ky nuk ish qëllimi i kandidimit të tij. Sipas tij, qëllim ishte lirimi i popullit të tij.

Demirtaş ka marrë 7.65 për qind të votave kur janë numëruar 92 për qind e fletëvotimeve.