19:00 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kane dhe Pochettino flasin për ndeshjen kundër Juventusit

Kompeticioni më i rëndësishëm në Europë, Liga e Kampionëve rikthehet nesër me dy ndeshje interesante. Baseli pret Manchester Cityt, kurse Juventusi skuadrën e Tottenham Hotspur.

Para ndeshjes së nesërme, trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino dhe sulmuesi më në formë në Europë, Harry Kane ishin të pranishëm në konferencë.

Fjalët e dy protagonistëve i keni më poshtë:

Pochettino: Do të jetë një lojë shumë e bukur. Kur fillova karrierën ëndrra ime ishte të luaja në Ligën e Kampionëve dhe për të qenë kundër një ekipi si Juventusi është një moment emocionues për ne. Ne do të arrijmë nivelin e njëjtë me Juventusin, jo me përvojë, por me motivim, energji dhe dëshirë për të fituar. Nesër do të shohim nëse mundemi të konkurrojmë në këtë nivel.

Harry Kane: Ne jemi shumë më me përvojë se sa në vitin e kaluar, kështu do të shohim se sa larg mund të shkojmë. Shumë pak njerëz menduan se ne do të gabojmë. Por ja ku jemi, duhet ta respektojmë Juventusin. Chiellini është një mbrojtës fantastik. Ne dimë se mbrojtja e tyre është arma kryesore edhe portieri gjithashtu.

Ndeshja mes Juventusit dhe Tottenham Hotspur zhvillohet nesër nga ora 20 e 45 në “Arena Stadium”./IndeksOnline/