15:50 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Kangurët” mbesin në garë për kualifikim, barazojnë ndaj Danimarkës (Video)

Kombëtarja e Australisë dhe ajo e Danimarkës kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin C të Kupës së Botës.

Evropianët kaluan në epërsi që në minutën e shtatë me një gol të bukur nga ana e Eriksen.

“Kangurët” barazuan rezultatin në minutën e 38-të me golin e Jedinak nga penalltia.

Me këtë barazim, Danimarka ka katër pikë të grumbulluara ndërsa Australia fiton pikën e parë. /IndeksOnline/