17:30 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Kapen liderët më të kërkuar të ISIS-it

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ka shkruar sot në rrjetin social ‘Twitter’ për të kërkuarit e organizatës së shtetit islam (ISIS).

Ai ka bërë të ditur se janë arrestuar pesë liderët më të kërkuar të kësaj organizate.

Ndryshe, Iraku dje ka njoftuar se ka arrestuar pesë drejtuesit e ISIS-it.

Agjentët irakenë përdorën aplikacionin e mesazheve të telegramit në telefonin celular të Eithawi për të joshur komandantët e tjerë të Shtetit Islamik që të kalonin kufirin nga Siria në Irak, ku u kapën.

Pas kapjes, agjentët e inteligjencës irakiane dhe amerikane ishin në gjendje të zbulonin llogaritë bankare të përdorura nga grupi dhe gjithashtu kodet e komunikimit sekret që ai përdorte.

Temat: