10:32 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kapet sulmuesi në Prishtinë, rrahu dy persona në oborr të shtëpisë së tyre

Njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara, tek një person në Prishtinë kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 8-fishekë.

I dyshuari kishte sulmuar dy viktimat (në oborrin e shtëpisë së tyre) duke i goditur me tytën e pistoletës si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit me vendim lirohet në procedurë të rregullt ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/