13:57 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kaq afër… shikuesit mahniten me fluturimet e pilotëve britanikë

Ushtria britanike ka realizuar një ushtrim shumë special në një zonë rurale të Britanisë/
 Daily Mail shkruan që pilotët britanikë kanë stërvitur fluturimet në nivele jashtëzakonisht të ulëta me qëllim që të perfeksionohen teknikat e fluturimit me qëllim që të shmangen detektimet nga radarët.

Avionët luftarakë F-15E Strike fluturonin shumë afër tokës në Uellsin verior, ndërkaq shumë civilë shihnin me çudi ushtrimin e jashtëzakonshëm të pilotëve britanikë.

Kjo luginë në këtë zonë të largët të Britanisë përdoret shumë shpesh nga forcat ajrore britanike për stërvitje të pilotëve ushtarakë