14:47 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kaq do të kushtojë udhëtimi i japonezit miliarder në hënë

SpaceX ka njoftuar identitetin e pasagjerit të saj të parë për të fluturuar në anijen e saj të ardhshëm BFR, të drejtuar rreth hënës në vitin 2023.

Yusaku Maezawa, themeluesi miliarder 42-vjeçar i qendrës kolosale japoneze të modës në internet, Zozotown, do të fluturojë rreth hënës në një mision që do të zgjasë katër ose pesë ditë në total, njoftoi të hënën CEO i SpaceX Elon Musk.

Udhëtimi i tij i parë pritet të kushtojë 250 mijë dollarë vajtje-ardhje. Maezaëa themeloi dyqanin më të madh japonez të modës në Japoni, Zozotown dhe etiketën e veshjeve me porosi Zozo. Vlera e dyqanit të tij është 2.9 miliardë dollarë./Indeksonline/