21:55 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Kaq shpesh duhet t’i lani sutjenat

​E keni menduar ndonjëherë sa shpesh duhet t’i lani sutjenat?

Ne fakt, kjo çështje është kthyer në debat për vite të tëra, pasi është një pyetje që pranon shumë opsione si përgjigje.

Por e vërteta është se as vajzat që i lajnë ato çdo javë apo muaj, nuk po veprojnë siç duhet.

Një nga ekspertet e higjenës së të brendshmeve tregoi se sutjenat duhen larë pas çdo përdorimi.

“Duhet t’i lani pas çdo here që i vishni dhe kjo është diçka që shumica e grave nuk e kuptojnë.”- u shpreh ajo.

Kjo, jo vetëm për arsye higjenike por gjithashtu për jetëgjatësinë e tyre.

Kështu që, nëse doni që sutjenat e reja ta kalojnë provën mos i mbani më shumë se disa orë veshur.  Aq më tepër nëse trupi juaj ka tendencën për tu djerësitur shumë shpejt. Lajini sapo t’i hiqni!