15:46 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Karateistët: Na ndaluan për shkaqe politike

Federata e Karates së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media pas ndalimit të tyre në mendare dhe kthimit mbrapa nga policia Serbe.

Ismet Krasniqi, kryetari i Federatës së Karates së Kosovës tha se arysjet e këtij ndalimi janë banale dhe mos pjesëmarrja në këtë Kampionat Evropian është një humbje mjaftë e madhe për sportistët tanë.

“Ne sot ne orët e hershme të mëngjesit u nisëm për në Serbi, në Novi Sad për të marrë pjesë në kampionatit evropian që do të mbahet dhe hasem në Merdare, në pengesa nga policia e Serbisë. Ne kur u afruam te kufiri pamë njësinë speciale të xhandarmërisë serbe të cilët ishin të përgatitur me makina speciale të tyre. Unë personalisht mendova që kanë ardhur për shkak të sigurisë, për të përcjellur autobusin deri në Novi Sad ashtu siç jemi marrë vesh. Por për fa të keq ndodhi e kundërta dhe një inspektori i policisë së Serbisë, i cili ishte civil na lajmëroi tha se nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kemi urdhër të mos ju lejojmë të hyni në teritorrin e Serbisë. Arsyeja ka qenë shumë banale them me plotë fjalë”, tha Gashi.

Ndërsa për çyshtej e dokumenteve, e cila ishte edhe arsyeja kryesore foli sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës i cili deklaroi se Federata jonë ishte gjithçka në rregull sa i përket dokumentacionit,

“Pasi kombëtarja e hendbollit ka pasur probleme në Serbi ne ju kemi drejtuar përsëri Federatës Botërore dhe asaj Evropiane, ku i kemi njoftuar për gjendjen aktuale që është në këtë drejtim edhe skemi marrë siç e tha edhe kryetari asnjë përgjigje për këto letra. Por letra me të cilën ata ose pjesa më e rëndësishme me të cilën ata na than që në fillim nuk mundi me hy ka qenë nuk jeni lajmëruar 48 orë me herët.  Në marrëveshje që është e nënshkruar 48 orë më herët kjo marrëveshje vlen për politikë, për njerëz e politikës dhe jo për sportistët potencohet askund, mirëpo ne edhe pse nuk vlen ne e kemi bërë atë punë”, deklaroi Gashi.

Sekretari i KOK-ut Shasivar, shprehi shqetësimin e madh që ka Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë çështje dhe tha se ata janë në kontakte të vazhdueshme me organizatorët e Kampionatit Evropin për të bërë të mundur pjesëmarrjen e sportisve tanë në këtë Evropian.

“KOK-u e ka prit me shqetësim të madh ndalesën të cilën e ka bërë shteti i Serbisë sportistëve tonë në Merdare. Ne e dimë që kjo ska të bëjë fare me organizatori, ska të bëjë me Federatën Evropiane të Karatesë, s‘ka të bëjë me Federatë Botërore të Karatesë po këtu është e përzier direkte politika dhe në këtë rast politika ka ndërhy dhe i ka pengu sportistët tanë të marrin pjesë në këtë kampionat evropian. Ashtu siç e tha edhe Kryetari KOK-u dhe Federata e Karatesë shumë herët i kanë filluar të gjitha procedurat që çdo gjë  të përfundojë me kohë ashtu siç e kërkojnë rregullat dhe rendi dhe të gjitha procedurat të jeni të bindur se Federata e Karates i ka kryer me kohë”, potencoi Haxhijaj.

Karateisti Herolind Nishevci ishte i zhgënjyer me këtë ndalesë duke thënë se kjo është një humbje e madhe për ne që vazhdimisht po punojmë në Karatë.

“Krejt e dimë domethënë që ky është Kampionati Evropian për ne dhe kjo është gara më e rëndësishme për ne sepse dihet që jemi përgatitur. Ne marrim pjesë në Premier Ligë por Kampionati Evropian është Kampionati Evropian ku dihet që është krejt Evropa. Ne kemi marr medalje nëpër Premier Liga dhe Serie A kemi mbledhë pikë dhe ne kemi pasur synimin që të marrim pjesë në Kampionatin Evropian  dhe pse jo të kthehemi me ndonjë medalje nga Kampionati Evropian”, përfundoi Nishevci.

Temat: