09:24 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Karikatura e ditës/ Cili është “GOAT”? (Foto)

Goal.com apo karikaturisti i njohur Omar Momani ka publikuar idenë e tij pas përfundimit të ndeshjeve; Portugali – Uruguai dhe Argjentinë – Francë.

Kombëtarja ku luan Leo Messi dhe ajo ku luan Cristiano Ronaldo u eliminuan në fazën e 1/8 së finales në Botërorin “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Pas humbjeve, dy yjet më të mëdhenj të futbollit u larguan kokë ulur nga Rusia.

Në karikaturë, Momani e ka paraqitur Messin dhe Ronaldon si “GOAT” të cilët qëndrojnë lidhur në skarë duke u pjekur, derisa shikohen nga legjendat, Pele dhe Maradona.

Ky mund të jetë Botërori i fundit për dy futbollistët më të mirë të këtij shekulli./IndeksOnline/