17:22 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Karius me një apologji emocionuese, ja çfarë thotë për gabimet e mbrëmshme (Foto)

Loris Karius ka lëshuar një deklaratë emocionale pas shfaqjes së tij katastrofike në finalen e Ligës së Kampionëve.

Portieri gjerman i Liverpool bëri dy gabime që i lehtësuan fitoren Real Madridit.

Sot pasdite, më pak se 24 orë pas përfundimit të ndeshjes , Karius përmes Instagramit ka bërë një apologji (kërkimfalje) emocionale për tifozët.

“Nuk kam fjetur deri tani … skenat janë ende duke kaluar nëpër kokën time përsëri dhe përsëri … Unë ndihem pafundësisht keq për shokët e mi, për tifozët dhe për të gjithë stafin”.

“Unë e di se e kam “djallosur” me dy gabime dhe ju le të gjithë poshtë. Siç thashë unë do të doja të kthej prapa kohën, por kjo nuk është e mundur”.

“Është edhe më e keqe kur të gjithë ne mendonim se mund ta kishim mundur Real Madridin dhe ishim në lojë për një kohë të gjatë”.

“Faleminderit për tifozët tanë të pabesueshëm që erdhën në Kiev dhe na mbajtën në shpinë, edhe pas ndeshjes”.

“Unë shikoj këtë dhe më treguat se çfarë jemi, një familje e madhe. Faleminderit dhe do të kthehemi edhe më të fortë”. /IndeksOnline/