10:43 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Karriera e Gazmend Sinanit, basketbollistit që vdiq pas aksidentit tragjik

Gazmend Sinani, reprezentuesi i Kosovës ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas një aksidenti tragjik në Gjakovë.

Sinani ishte 27 vjeçar, ai madje sot për fat të keq po festonte edhe ditëlindjen e tij.

Basketbollisti kosovar pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja, shkruan Indeksonline.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone.

Më 2017/18 ai luajti në ligën elite në Angli.

Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA./Indeksonline/