19:51 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kastrati i kënaqur me fitoren dhe tre-golëshin e djeshëm

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në kapionatin elitar kroat, NK Lokomotiva renditet në vendin e katërt me 13 pikë të grumbulluara.

Saktësisht, skuadra e njohur kroate pas këtyre javëve të zhvilluara, ka arritur katër fitore, një barazim dhe dy humbje.

Dje, NK Lokomotiva arriti një fitore bindëse ndaj Slaven me rezultat, 5-2, ku i riu kosovar, Lirim Kastrati shkëlqeu.

Reprezentuesi kosovar shënoi tre-golësh në fitoren e djeshme, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kastrati është shprehur i lumtur me fitoren dhe golat e tij.

Shumë i lumtur për fitoren dhe tre-golëshin tim të parë”, shkroi Kastrati./IndeksOnline/