Kastrati i lumtur me fitoren e djeshme: Shpresoj të vazhdojmë tutje kështu
Në kuadër të kampionatit kroat, Lokomotiva e Zagrebit regjistroi dje fitoren e radhës.
Lokomotiva arriti ta mposhtë Rijekën me rezultat të pastër, 2-0.
Golin e dytë për skuadrën nga Zagrebi e shënoi Lirim Kastrati në minutën e 71-të të ndeshjes, transmeton IndeksOnline.
Dhe tani pas ndeshjes, përmes rrjetit social, Facebook, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës.
”Ndeshje e madhe nga djemtë dhe ne shpresojmë të vazhdojmë të luajmë kështu ndeshje pas ndeshje”, shkroi Kastrati.
Kujtojmë se sot mediat kroate publikuan intervistën e Kastratin, i cili dëshiron ta lë Kosovën dhe ta prezantojë Kroacinë në ekipin kombëtar./IndeksOnline/