16:57 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Katastrofë për Brazilin, lëndohet Neymar (Foto)

Brazili zhvilloi ndeshjen e parë kundër Zvicrës në barazimin 1-1 me një Neymar që qëndroi i kontrolluar plotësisht nga Valon Behrami.

Ylli i Brazilit zhvilloi stërvitje gjatë ditës, mirëpo u detyrua ti lë në gjysmë pas disa shqetësimeve në këmbë, shkruan indeksonline.

Neymar fillimisht dukej në humor të relaksuar duke qeshur me shokët e skuadrës.

Por, ndërsa skuadra u nda në grupe për të bërë më shumë punë me topin me stërvitjen ‘rondo’ të njohur tani, Neymar shpejt u shqetësua nga një dhimbje në këmbën e djathtë.

Ai u përpoq të vazhdonte me stërvitjen, por së shpejti iu nënshtrua dhimbjes dhe u largua nga sesioni herët.

Sulmuesi i PSG-së mbeti jashtë fushave për një kohë të gjatë pas një lëndimi pikërisht në këmbën e djathtë gjatë një ndeshje kampionale në Francë. /IndeksOnline/

Temat: