11:32 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Katër ditë para mbylljes së afatit kalimtar, Neymar konfirmon të ardhmen

Pavarsisht interesimit për Neymar nga Real Madridi, sulmuesi i PSG-s ka thënë se nuk ka gjasa të largohet nga klubi këtë verë.

Që prej largimit të Cristiano Ronaldos, ylli brazilian ka qenë i lidhur me një kalim në kryeqytetin spanjoll.

”Unë kam një kontratë me PSG-n dhe jam duke qëndruar në Paris”, tha ai kur u pyetë për të ardhmen e tij.

Neymar ishte në Barcelonë së fundmi, ku ai luajti poker me Gerard Piquen dhe e vizitoi qendrën stërvitore të klubit.

”Po, unë shkova në stërvitjen e Barcelonës”.

”Munda që të bisedoja me të gjithë. Kam kaluar kohëra të mira te ata dhe më mungojnë shumë”, shtoi Neymar./IndeksOnline/