09:53 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Katër persona vjedhin bankomatin në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona në rrugën “William Walker”, në Prizren kanë vjedhur bankomatin.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se përmes kamerave të sigurisë është vërtetuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë ngarkuar në një veturë bankomatin e një banke dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Gjatë punës në terren njësitë policore kanë gjetur bankomatin, të cilin të dyshuarit e kishin hedhur skaj rrugës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e bankës, të cilët pas hapjes së bankomatit kanë vërtetuar se kutitë ku gjendeshin paratë janë të paprekura dhe të blombuara”, thuhet në raport.

Sipas njoftimit, njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Indeksonline/

 

Temat: