19:01 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Katër vite nga “debakli” më i madh në Kupën e Botës (Video)

Dy kombëtaret më të popullarizuara të Botës, Brazili dhe Gjermania u takuan në gjysmëfinalen e Kupës së Botës para katër vitesh.

Edhe pse pritej spektakël në këtë ndeshje, ai ishte vetëm i njëanshëm.

Gjermania që më pas do të triumfonte në Maracana, mposhti Brazilin në shtëpinë e tyre me rezultat 7-1.

Kjo do të njohët si disfata më e thellë për shkak të nivelit të dy skuadrave.

Pas kësaj humbje, në rrugët e Brazilit madje kishte dhe protesta të mëdha.

Por Gjermania ishte në një formë shumë të mirë, ku arriti edhe të fitoj titullin e katërt në histori. /IndeksOnline/