18:47 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

KEDS-i lë pa rrymë tash e sa ditë banorët e Junikut

Nga java e kaluar, çdo ditë qytetarët e Komunës së Junikut dhe fshatrave të regjionit të Vokshit po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 12:00 për të vazhduar me disa orë.

Ndonëse KEDS-i është kontaktuar disa herë, nuk ka dhënë asnjë sqarim për problemin e qytetarëve të asaj ane.

Nga reduktimet e rrymës, banorët janë ankuar se kanë pësuar dëme të teknikës në shtëpitë e tyre.