08:31 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kejvina tregon të vërtetën për lidhjen me Thomas Strakoshën

Duke qenë një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar, nuk kishte si mos të ishte në qendër të vëmendjes jeta private e
Kejvinës. Në fillim të këtij viti u përfol se velina e “Xing me Ermalin” është në një lidhje me futbollistin Thomas Strakosha.

E gjitha nisi nga një koment i Strakoshës në foton e Kejvinës, një emoji me sy zemra ndërsa bjondja bukuroshe ja kthente me një puthje. Në një prononcim për “Xing.al”, Kejvina asokohe e mohoi të ishte në një lidhje me futbollistin, por thashethemet ende vazhduan. Megjithatë mbrëmë në “Xing me Ermalin” ku u  transmetuan pjesët off records të emisionit dhe teksa Kejvina mendon se kamera nuk po filmon, Ermali e pyet: “Po ti ishe lidh me çunin e Strakoshës?

“Jo mo, për kokën e…Po ik mo burrë tani. Hej Zot i madh, s’bën dot robi një koment këtu në Shqipëri”, shprehet Kejvina e inatosur me lajmet që kanë shkruar për të dhe duke mohuar kështu lidhjen e shumëpërfolur.