21:31 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Kelmendi, deputeti më “përtacë” – Tregon arsyen pse s’po shkon në seanca!

Gjatë ditës së sotme është publikuar një platformë e realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës ku shihet pjesëmarrja e deputetëve të Kuvendit të Republikës në seancat e mbajtura.

Në platformën e quajtur “Vota ime”, me pjesëmarrjen ndër më të ulët doli të jetë deputeti nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, i cili rezulton me një përqindje prej  42 përqind (%).

Lidhur me këto statistika ka reaguar deputeti Kelmendi. Biznismeni kosovarë ka treguar për “Indeksonline” arsyen se pse ka bërë kaq shumë mungesa në seancat e Kuvendit.

“Arsyeja pse kam munguar dhe po mungojë në seancat e Kuvendit nuk ka të bëjë as me personalitete të ndryshme  as me vendime gjyqësore  por vetëm për shkaqe shëndetësore. Këto mungesa unë i kam bërë për arsye se kam pasur disa operacione apo intervenime në Turqi. Për shembull sot nuk po qëndroi në parlament pasi që jam në dializë dhe janë vërtet të  arsyeshme mungesat e tilla”, është shprehur Kelmendi për “Indeksonline”.

Ndryshe, sipas kësaj platforme, deputetja më pasivja  ishte Teuta Rugova, pjesë e LDK-së  me përqindje prej 45 %.

Ndërsa me pjesëmarrje të njëjtë kishin deputeti i GDP-së, Frashër Krasniqi prej 52 përqind së bashku me deputetin e AAK-së, Gani Dreshajn.

Kurse, sa i përket deputetëve të cilët nuk kanë munguar në asnjë seancë të Kuvendit, del të jetë deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Salih Zyba që figuron me përqindje të pjesëmarrjes prej 100 për qind.

Kujtojmë se në katër muajt e parë të vitit 2018 janë mbajtur 16 seanca (me këtë të sotmen), 2 në janar, 4 në shkurt, 4 në prill dhe 6 në mars./Indeksonline/