14:20 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Kemi lidhje në distancë, por…

E dashura ime jeton në Filipine. Fakti që jemi larg asaj i duket që gjithmonë e tradhtoj.

Ajo më akuzon për tradhti ndonëse unë as që flas me femra tjera. Ajo thotë se do më lë nëse vetëm shkoj në ndonjë koncert.

Unë jam 35 ndërsa ajo 32 vjeçare. Kemi tetë muaj së bashku. Ajo jeton në Filipine dhe së shpejti do të takohemi për herë të parë.

I kam thënës e është gabim dhe se mendimet e saj nuk kanë të bëjnë me realitetin, plus ajo mund të kyçet në të gjitha rrjetet e mia sociale.

E vetmja mënyrë për të dalë për mua është në punë apo në dyqane. Flasim çdo ditë. Mundohem të bëj maksimalisht që t’i tregoj se ajo është e gjithë bota për mua.

Këshilla e psikologes:

Lidhjet në distancë janë të vështira dhe me probleme por ju të dy krejt çka keni është kontakt online.

Ndoshta është e dëshpëruar me lidhjen tuaj. Ti duhet të ndihesh i lirë të dalësh kur dhe ku të duash, të kesh shoqëri dhe një jetë aktive sociale.

Kjo nuk mund të konsiderohet lumturi./Indeksonline/