13:19 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kënga e Gashit “Creep on me” e para në Youtube

Kënga e reperit Gashi në bashkëpunim me French Montana dhe Dj Snake, ‘Creep on me’ po del që të jetë njëra ndër këngët më të mira të sezones verore, transmeton Indeksonline.

Pas publikimit, kënga arriti të dëgjohet shumë dhe të pëlqehet nga publiku. Suksesin e kësaj kënge e ka vulosur renditja si kënga e parë në top listën e këngëve ‘Pop’ në kanalin muzikorë Youtube.

Gashi pas kësaj kënge nuk e ka ndërmend të ndalet. Së shpejti do të sjellë edhe dy këngë të reja. Njëra do të jetë në bashkëpunim me reperin shqiptar, Ledri Vula. Kurse kënga tjetër do të jetë dedikim për artistët e vdekur si Mac Miller, XXXTentacion etj./Indeksonline/

Temat: