21:20 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare e bindur që njëri nga shqiptarët do ta fitojë Eurovizionin (Foto)

Ka nisur nata e madhe, ajo finale e Eurovizionit.

Në mesin e 26 konkurrentëve, tre prej tyre janë shqiptarë: Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, Eleni Foureira që përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”, dhe Ermal Meta që së bashku me Fabrizio Moron përfaqësojnë Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Është këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, ajo që përmes rrjetit të saj social Instagram ka shkruar: Njeri nga te tre do e fitoj padiskutim!
Ndryshe Eugent Bushpepa do të ngjitet në skenë i dymbëdhjeti me radhë./Indeksonline/