19:16 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Keni viruse në facebook, deaktivizoni profilin 24h dhe ai largohet

Jo rrallë herë, përdoruesve të rrjeteve sociale iu vinë mesazhe të tilla si Video edhe emri i profilit që e ua dërgon.

Në këto raste, duhet të kuptoni që facebook-u juaj është infektuar me virus. Mirëpo, cila është mënyra e vetme për të parandaluar shpërndarjen e këtij virusi, shkruan Indeksonline.

Mentor Hoxhaj, ish- mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ekspert i sigurisë se informacionit dhe mbrojtës i të dhënave ka sqaruar mënyrën se si të largoni virusin.

Postimi i plotë në facebook:

Te dashur Miq!
Ky është mesazhi i dytë qe jam duke pranuar brenda disa orëve!
Ju qe jeni te infektuar ju rekomandoj te mbyllni profilin tuaj për 24 h. Është mënyra e vetme për te mos shpërndaj ketë virus!
Gjersa, ju qe mund te pranoni mesazhe te ngjashme mos klikoni ne keto mesazhe, sepse do infektoheni ne mënyre automatike!./Indeksonline/