18:30 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Keq e më keq për Cityn, e konfirmon Guardiola një telashe

Pas humbjes me Lionin, Pep Guardiola ka dhënë një lajm të keq për Cityn. Trajneri spanjoll ka konfirmuar lëndimin e radhës për Benjamin Mendy.

“Ka një lëndim në metatarsalin e pestë në këmbën e tij të majtë dhe është e paqartë kur do të kthehet” ka thënë Guardiola.

Mendy ka humbur dy ndeshjet e fundit të Cityt, kundër Fulhamit dhe Lyonit.

I njëjti nuk kishte luajtur pothuajse tërë sezonin e kaluar për shkak të një lëndimi serioz./Indeksonline/